Telegrafi

Gjatë javës Etrit Berisha e mbyll marrëveshjen me SPAL-in

Etrit Berisha . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Etrit Berishës do të largohet nga Atalanta pas dy viteve në këtë klub.

Ai e ka humbur e vendin si titullar dhe minutat e pakta sidomos këtë vit janë shkaku i këtij vendimi.

Sipas Sky Sports, 30-vjeçarit nga Prishtina do t’i bashkohet  SPAL-it.

Etrit Berisha . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Të enjten, Berisha do të udhëtojë drejt qytetit të Ferraras për t’i kryer vizitat mjekësore dhe më pas për t’u prezantuar si ‘gardiani’ i ri i SPAL.

Në ditët në vijim pritet të mësohet më shumë rreth marrëveshjes dhe të ardhurave të portierit, që pritet të bëhet portieri i parë i SPAL.

Berisha . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Ende nuk ka ndonjë shifër për shitjen e tij, por mësohet që nga 3 deri në 5 milionë euro do t’i shkojnë Atalantas në konto. /Telegrafi/