Garuesja, e njohur vetëm si Pamela, ka mbetur me krah të thyer teksa përpiqej t’ia rrëzonte dorën kundërshtares, gjatë një emisioni televiziv në Argjentinë.
Derisa po tregonin forcën, është dëgjuar kërcitja e ashtit, për çka menjëherë ka reaguar ekipi që e shoqëronte garuesen, transmeton Telegrafi.
Megjithëse, përcillet me dhimbje të madhe, ajo ka qëndruar shumë e qetë dhe nuk ka lëshuar zë.
“Sikur të më ndodhte mua, të gjithë do të tmerroheshin nga britmat”, është një koment që e shoqëron rastin. /Telegrafi/
https://youtu.be/3YzW5_DYFNc