Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, kishte realizuar të mërkurën një vizitë të paparalajmëruar në qytetin e çliruar Izium, ku u takua me ushtarët e vendit të tij.
Ai shkoi për të falënderuar dhe përgëzuar ushtarët ukrainas për efikasitetin në kundërofensivën e nisur, që si pasojë detyroi rusët të tërhiqen nga shumë pjesë që i kishin mbajtur të okupuara që nga fillimi i pushtimit në Ukrainë, transmeton Telegrafi.
Derisa mbajti një fjalim para ushtarëve ukrainas dhe pranë tij valëviste flamuri verdhë e kaltër që ishte ngritur nga Kievi pas çlirimit të këtij qyteti, u dëgjua një shpërthim i fuqishëm, por kjo nuk e shpërqendroi për asnjë moment.
Përkundrazi, vazhdoi fjalimin sikur të mos kishte ndodhur asgjë, duke dëshmuar edhe një herë se është një lider sypatrembur që i është kundërvënë ushtrisë së Kremlinit, që më 24 shkurt filloi pushtimin e Ukrainës me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin.
Pamjet e këtij momenti janë publikuar në internet, ku gjatë shpërthimit Zelensky vazhdon fjalimin dhe krejt në fund përshëndet ushtarët – duke ju uruar sukses të mëtutjeshëm në aksionet ushtarake. /Telegrafi/
During Volodymyr Zelenskyy's speech in #Izium an explosion was heard, but the president of #Ukraine did not even interrupt his speech. pic.twitter.com/aJtEq0Dy6Z
— NEXTA (@nexta_tv) September 14, 2022