Një person ka raportuar se gjatë festës i është dëmtuar xhami i veturës nga një plumb qorr, ku përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
Sipas raportit të policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 31.12.2023 – 02.01.2024 rreth orëve 17:00-11:00, në veri të Mitrovicës.
Tutje bëhet e ditur se rasti është nën hetime.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë festës i është dëmtuar xhami i veturës nga një plumb qorr, ku përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/