Telegrafi

Gjatë dy javëve nga Kosova u realizuan gjashtë ekstradime

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se gjatë dy javëve të fundit janë realizuar gjashtë ekstradime.

Haxhiu ka thënë se këto ekstradime janë bërë me Francën, Zvicrën, Gjermaninë, Italinë dhe Belgjikën.

“Përmes realizimit të këtyre ekstradimeve, personat e kërkuar për vepra penale do të ballafaqohen me procedurë penale ose do të vuajnë dënimin e shqiptuar nga autoritetet gjyqësore”, ka shkruar Haxhiu.

Postimi i plotë:

Gjatë dy javëve të fundit janë realizuar gjashtë ekstradime me Francën, Zvicrën, Gjermaninë, Italinë dhe Belgjikën. Përmes realizimit të këtyre ekstradimeve, personat e kërkuar për vepra penale do të ballafaqohen me procedurë penale ose do të vuajnë dënimin e shqiptuar nga autoritetet gjyqësore.
Për më shumë, të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, është miratuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-213 për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështjet Penale.
Me ndryshimin dhe plotësimin e këtij ligji do të ketë ekstradime më të shpejta duke ngërthyer gjithmonë standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Ne mbetemi plotësisht të përkushtuar në luftimin e krimit transnacional dhe në ndërmarrjen e veprimeve të përcaktuara me rendin juridik të Kosovës. /Telegrafi/