Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj mëngjesin e sotëm ka takuar përfaqësuesit e mekanizmave të sigurisë në vend, ku ka kërkuar nga ta koordinim, si dhe informim në kohë reale për situatën e zjarreve në territorin e Kosovës.
Haradinaj i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar, që të mos ndodhemi në situata të pakontrolluara.
Postimi i plotë:
Gjatë ditëve të fundit jemi ballafaquar me 326 zjarre, prej të cilave aktive vazhdojnë të jenë njëmbëdhjetë. Mëngjesin e sotëm kam takuar përfaqësuesit e mekanizmave të sigurisë në vend dhe kam kërkuar nga ta koordinim si dhe informim në kohë reale për situatën e zjarreve në territorin e Kosovës. I falënderova krerët e mekanizmave të sigurisë si dhe KFOR-in për reagimin e shpejtë dhe profesional në menaxhimin dhe shuarjen e zjarreve. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve për kujdes të shtuar, që të mos ndodhemi në situata të pakontrolluara. /Telegrafi/