Telegrafi

Gjatë ditës së djeshme ndodhën 45 aksidente trafiku, 2 prej tyre me fatalitet

Foto: Ilustrim/Arkiv

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë ndodhur 45 aksidente trafiku, 2 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.

Në statistikat e përgjithshme të publikuar nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se po ashtu se 25 aksidente ishin me persona të lënduar, kurse në 18 tjerë raportohet vetëm për dëme materiale, transmeton Telegrafi.

Në 24-orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar edhe 1 mijë e 590 tiketa trafiku, për shoferët të cilët nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Gjithashtu, në ditën e djeshme janë arrestuar edhe 29 persona, 13 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajte të dënimit./Telegrafi/

Fotografi ilustruese: