Volumi i biznesit gjatë javës së dy njishave, pra atë mes 11 nëntorit dhe 16 nëntorit, ka prekur rekordin vjetor, për një total prej 2.3 miliardë njësive.
Ky volum shitjesh përkthehet në një rritje me 22.69 për qind krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave të postës shtetërore kineze.
Vëllimi maksimal ditor i procesimit të porosive ka qenë 535 milionë njësi, në rritje me 28.6 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Kjo normë është sa 3.2 herë kapaciteti normal ditor, jo gjatë ngjarjeve të tilla.
Kompanitë kryesore të dërgesave kishin procesuar 2.25 miliardë pako, duke zënë kështu 97.5 për qind të totalit të volumit të dërgesave.
11 nëntori ose dita e beqarëve në Kinë festohet prej disa vitesh si festa më e madhe për të blerë. Duke pasur parasysh përmasat e tregut kinez, 11 nëntori, Dita e Beqarëve, është ngjarja më e madhe në botë për blerjet në internet. /Telegrafi/