Sa herë që ka të reshura të dendura atmosferike, shumë fshatra dhe qytete të Kosovës përmbyten nga ujërat.
Reshjet që kanë rënë kohë pas kohe në Kosovë gjatë 48 orëve të kaluara, kanë përmbytur lagje e fshatra nga pothuajse të gjitha komunat e Kosovës.
Madje, siç raporton emisioni “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini, gjendja e rrugëve në vende të ndryshme ishte alarmante.
E përmbytjet e shpeshta në Kosovë këtë vit kanë shkaktuar dëme të mëdha edhe në bujqësi. /Telegrafi/