Telegrafi

Gjatë 24 orëve kanë ndodhur 43 aksidente, policia ka arrestuar 15 persona

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 43 aksidente komunikacioni. Prej tyre 15 aksidente me të lënduar ndërsa 28 me dëme materiale.

Sipas njoftimit të policisë janë shqiptuar 1,444 tiketa trafiku. Ndërsa janë arrestuar 15 persona, ku prej tyre 12 janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person në vuajtje të dënimit./Telegrafi/