Site icon Telegrafi

Gjatë 24 orëve janë ngritur 46 aktakuza kundër 61 personave për vepra të ndryshme penale

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetegjashtë (46) aktakuza kundër gjashtëdhjetenjë (61) personave për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit për media gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë katër (4)
kërkesa për caktimin e paraburgimit të katër (4) personave, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Raporti për të gjitha prokuroritë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë tri (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për tre (3) persona. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë tre (3) persona në dy raste të ndara, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Sulmi”, “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”. Në Prokurorinë Themelore në Prizren janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. I dyshuari me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në ndalim 48 orësh. Gjithashtu, kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur gjithsej shtatë (7) aktakuza ndaj dhjetë (10) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 24 orësh, dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza, kundër njëzetë (20) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestarë është ndaluar një (1) person për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “ Dhuna në familje”, gjithashtu kjo prokurori ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda 24 orëve ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale./Telegrafi/

Exit mobile version