Klaus Gjasula u aktivizua titullar në sfidën e të martës ndaj Islandës. Në prononcimin pas triumfit 4-2, mesfushori i Paderbornit u shpreh tepër i lumtur, teksa beson edhe te fitorja ndaj Turqisë.
Ai tregoi edhe arsyen pse mban mbrojtësen në kokë, si dhe dha një koment për vëllanë e tij, Jurgen Gjasula.
“Unë gëzohem që fituam një ndeshje. Do të shkojmë të gjithë te klubet. Në Turqi është një finale e vogël. Do të bëjmë maksimumin për të dhënë më të mirën. Po të luajmë si sonte, dhe të bëjmë më pak gabime në mbrojtje, duken shanse të mira për të fituar dhe atje”.
“Luaj me maskë, sepse kisha dëmtuar një kockë. Kur e hoqa, portieri më goditi me grushte te ai vendi ku isha dëmtuar dhe e vesha prapë”.
“Vëllai im është shumë lojtar shumë i mirë për mua. Ka shumë talent dhe është një as. Me Kombëtaren nuk i ka ecur mirë, nuk e di pse. Gëzohem. Unë kam ardhur këtu dhe do të jap maksimumin. Edhe shokët më thërrasin gladiator”, citon Panorama Sport fjalët e Gjasulës.