Edhe ndaj Moldavisë, Klaus Gjasula ishte një lider për Shqipërinë në mesfushë. Mesfushori i Paderbornit e vlerësoi kështu paraqitjen e kuqezinjëve ndaj Moldavisë në mikrofonin e Supersport.
Ku ishe fshehur gjithë këtë kohë?
Unë erdha nga poshtë. Në Gjermani kam luajtur gati të gjitha kategoritë. Çdo vit jam zhvilluar më shumë. Tani kam ardhur këtu, dhe jam Klaus Gjasula.
Dukesh sikur ke 10 vjet me ekipin…
Çunat ma kanë bërë të lehtë. Është harmoni e mirë, dhe i mirëpresin të gjithë që vijnë.
Është xheloz Jurgeni?
Besoj se po(qesh). Jo, ne jemi vëllezër. Duam më të mirën për njëri-tjetrin.
Kombëtarja..
Në futboll, mund t’i arritësh të gjitha. Kemi lojtarë të rinj, dhe harmonia është e mirë. Kemi mundësi të arrijmë të gjitha. Do vazhdojmë me punën, që të vazhdojmë edhe për kualifikueset e Botërorit. Kemi mundësi të arrijmë shumë gjëra.
Do mungosh ndaj Andorrës. E menduat atë karton?
E di, ishte gabimi im. Ndodhi tani, skuadra do bëjë punë të mirë dhe të marrim 3 pikë me Andorrën. Pastaj për Francën, do i jap gaz, që të jem në fushë.
Do e bësh përkrenaren kuqezi?
Mund ta bëj kuqezi përkrenaren, por te ekipi im në Gjermani i kemi ngjyrat blu, dhe nuk është shumë mirë.