Po afron qershori, muaji kur përfundojnë kontratat e futbollistëve.
Në tregun e transferimeve të verës, skuadrat që duan të përforcohen me yje nuk është e thënë që të shpenzojnë shuma të mëdha, pasi disa prej tyre janë lirë.
Le të shohim se kush janë futbollistët e mëdhenj që këtë verë përfundojnë kontratat me klubet respektive dhe që janë të lirë të zgjedhin skuadrën e re.
Kë do të donit për ekipin tuaj të zemrës?
Yaya Toure
Yaya Toure, edhe pse është pajtuar me Guardiolën, nuk e ka rinovuar kontratën me Manchester City. 34-vjeçari është i lirë në verë, por ka një pagë të lartë, që shumica e klubeve nuk e përballojnë dot.
Zlatan Ibrahimovic
https://www.youtube.com/watch?v=Hq6WTCDyGsQ
Zlatan Ibrahimovic, 35-vjeçar, po pret ofertën e Manchester United për rinovimin ose jo të kontratës me këtë klub. Po tentohet nga kampionati amerikan.
Pepe
https://www.youtube.com/watch?v=x7xmP-WGURI
Pepe, i cili ka 10 vite që luan për Real Madrid, nuk do e rinovojë kontratën me madrilenët. Pritet që të vazhdojë karrierën e tij në Kinë.
Fernando Torres
https://www.youtube.com/watch?v=eberPmcl8lY
Fernando Torres ka dëshirë të vazhdojë të luajë për Atletico Madrid. Ka kohë deri në 30 qershor për të rinovuar dhe për të luajtur në stadiumin e ri të klubit madrilen.
Mario Balotelli
https://www.youtube.com/watch?v=dYwh_8Vh6FQ
Mario Balotelli nuk po gjen qetësi në asnjë vend. Aktualisht te Nisa në Francë, 26-vjeçari e nisi mirë, por ka humbur vrullin e fillimit dhe mund të lihet i lirë në merkaton e verës.
Daniele de Rossi
https://www.youtube.com/watch?v=hiX1y72XXg4
De Rossi, veterani i Romës, ende nuk ka njoftuar për avancime në bisedimet për rinovimin e kontratës së tij.
/TopChannel/