Gjashtë viktima dhe 27 të plagosur është bilanci i një aksidenti zinxhir që ndodhi rreth orës 07:20 sot në mëngjes përgjatë autostradës Beograd-Nish, në qendër të Jagodinës, raportoi Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.
Aksidenti përfshiu të dyja anët e autostradës, me dhjetëra automjete dhe kamionë u përplasën për shkak të mjegullës së dendur.
Trafiku është bllokuar dhe ambulancat dhe automjetet e zjarrfikësve po punojnë për normalizimin e situatës. /kp/Telegrafi/