Gjashtë persona, nga Koçani, Vinica dhe Dellçeva kanë ndërruar jetë, ndërsa edhe gjashtë bashkëudhëtarë të tyre kanë marrë lëndime të rënda, në tre aksidente të ndryshme që kanë ndodhur natën e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dy orë pas mesnate në rrugën magjistrale Koçani-Shtip, në afërsi të fshatit Çiflik ndodhi aksidenti direkt mes makinës “Seat Cordoba” dhe një autobusi. Nga goditjet e marra në vendin e ngjarjes jetë ndërruan dy nga pesë udhëtarë të moshës mes 23 dhe 28 vjeçare, të cilët kanë qenë në makinën me targa të Koçanit.
Në rrugë për në spitalin e Shtipit jetë ndërroi edhe njëri nga bashkëudhëtarët, ndërsa dy të tjerët për shkak të lëndimeve janë transferuar në spitalet e Shkupit dhe Koçanit.
Në periudhën e njëjtë kur ka ndodhur aksidenti në Çiflik, në rugën e njëjtë në vendin e quajtur Viniçka, nga korsia ka dalur makina “Pasat” e drejtuar nga 20-vjeçari nga Vinica. Nga lëndimet e marra edhe ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Aksidenti i tretë ka ndodhur rreth orës 09:00 në hyrje të Dellçevës. Në aksidentin që u përfshinë katër makina, ku jetën e humbën shoferi 69-vjeçar dhe 61-vjeçarja bashkëudhëtare në të njëjtën makinë. Nga ky aksident u lënduan edhe katër persona tjerë, prej të cilëve dy më rëndë.
Informacionet e para thonë se arsye për aksidentet ka qenë shpejtësia e madhe e lëvizjes së makinave./Telegrafi/