Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me djegien e disa veturave në një auto-sallon në Vushtrri.
Sipas policisë persona të panjohur kanë djegur tërësisht gjashtë vetura, ndërkaq disa të tjera janë dëmtuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se perona të panjohur i kanë djegur gjashtë vetura tërësisht dhe disa të tjera janë dëmtuar pjesërisht nga zjarri. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin”, thuhet në raport.
Policia ka njoftuar se nuk ka pasur të lënduar.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/
@hajdari02_