Dhimbja e shpinës nuk është aspak një shaka. Pavarësisht se a ka dikush një stil tejet të ngarkuar të jetesës apo është krejtësisht përtac, çdo njëri nga ne jemi të rrezikuar nga dëmtimi i shpinës përmes aktiviteteve tona ditore.
Por, fatmirësisht ekzistojnë disa ushtrime të thjeshta, por efektive, e që garantojnë se do t’jua heqin dhimbjen e shpinës, transmeton Telegrafi.
Ushtrimi i parë
Shtrijuni në shpinë. Lakojeni këmbën e djathtë te gjuri, ndërsa këmben e majtë drejtojeni mbi kokë.
Këmbën e majtë kapeni me dy duart nën gjunjë dhe ngriheni drejt gjoksit. Këtë mocion të tërheqjes mbajeni për 30 sekonda. Ushtrimin përsëriteni dy herë për dy këmbët.
Ushtrimi i dytë
Shtrijuni në shpinë dhe lakoni dy këmbët te gjuri. Këmbën e majtë kapeni me dy duart te gjuri dhe tërhiqeni te gjoksi. Këtë pozicion mbajeni për 20 sekonda, ndërsa ushtrimin përsëriteni dy herë për dy këmbët.
Ushtrimi i tretë
Shtrihuni në shpinë. Dorën e djathtë zgjateni në anën e djathtë, por le të jetë në kënd të duhur me trupin. Këmbën e majtë zgjateni në mënyrë që të jetë e drejtë. Pastaj, përpiquni ta zgjatni gjurin e djathtë në anën e majtë, në mënyrë që vetëm sa unk e prekë dorën e majtë.
Këtë pozicion mbajeni për 20 sekonda dhe ushtrimin përsëriteni dy herë për dy këmbët.
Ushtrimi i katërt
Shtrihuni në shpinë dhe lakojeni këmbën e majtë te gjuri. Gjysmën e poshtme të këmbës së djathtë kryqëzojeni mbi ijën tuaj të majtë, në mënyrë që gjuri të jetë i drejtuar anash në kënd të duhur.
Me kujdes tërhiqeni këmbën e majtë drejt kokës dhe pozicionin mbajeni për 30 sekonda. Ndryshoni pozitën e këmbëve dhe përsëriteni ushtrimin.
Ushtrimi i pestë
Uluni në dysheme duke e përdorur gjurin e djathtë, ndërsa këmbën të zgjatur pas jush. Këmba juaj e majtë duhet të jetë e lakuar te gjuri. Pozicionin mbajeni për 30 sekonda dhe ushtrimin përsëriteni bashkë me ndryshimin e këmbëve.
Ushtrimi i gjashtë
Shtrijuni në anën e djathtë. Lakojeni këmbën e majtë te gjuri duke e kapur kyçin e këmbës me dorën e majtë. Me kujdes tërhiqeni kyçin e këmbës me dorë. Shpina juaj asnjëherë nuk duhet të lakohet, por duhet të jetë në pozitë të drejtë. Pozicionin mbajeni për 30 sekonda, pastaj shtrijuni në anën e majtë dhe përsëriteni ushtrimin. /Telegrafi/