Gjatë transmetimeve direkte, shikuesit kanë mundësi të shikojnë se çfarë ndodhë në një vend tjetër – në kohë reale.Por, në këto gjashtë raste të pazakonta, ata nuk kanë dashur jo që të jenë aty, po as t’i shikojnë, transmeton Telegrafi.
Më 11 shtator të vitit 2001, shikuesit nuk kanë mundur t’ju besojnë syve, kur me aeroplanë janë sulmuar Kullat Binjake që ndodheshin në New York.
Teleshikuesit po përcillnin lëvizjet me polici të Jack Rubyt, i cili e kishte qëlluar për vdekje presidentin John F. Kennedy, kur gjithçka ndryshoi. Atentatori u qëlluar me plumb dhe ai u shtri pa ndjenja në tokë.
Me shumë vëmendje, miliona njerëz po e shikonin lansimin e Challenger Space Shuttle, kur fluturakja eksplodoi dhe u shkatërrua.
Prezantuesja e ‘Channel 40’, Christine Chubbuck, i ka shokuar shikuesit, kur ka bërë vetëvrasje gjatë emisionit. Ajo e ka akuzuar mediumin ku punon dhe ka thënë se do të sjell gjak të freskët, njëjtë sikurse materialet që i shfaq.
Gjatë transmetimit të një ndodhie të zakontë në New Orleans, gjithçka u shndërrua në tragjedi, shkaku i uraganit që e qëlloi atë vend.
Në këtë përzgjedhje, nuk mungon as rasti më i çuditshëm në shou biznes, kur Kanye West ia rrëmbeu trofeun Tailor Swiftit, me pretendimin se ajo nuk e meriton çmimin. /Telegrafi/