Telegrafi

Gjashtë trajnerë që mund të drejtojnë Chelsean, pas shkarkimit të Graham Potter – secili më i mirë se tjetri

Chelsea tani është në kërkim të një trajneri të ri – dhe ka shumë opsione tërheqëse në treg.

Graham Potter u shkarkuar nga klubi londinez të dilenë mbrëma, pasi një humbje 2-0 ndaj Aston Villa i la ata në vendin e 11-të në tabelën e Ligës Premier.

Raportimet kanë nxjerrë në pah tashmë një zgjedhje kryesore për të marrë frenat e skuadrës, por gjetja e një trajneri nuk është kurrë një punë e lehtë. Kështu që Daily Star Sport po hedh një vështrim në gjashtë opsione që Todd Boehly dhe pjesa tjetër e hierarkisë së Chelseat duhet të marrin në konsideratë.

Julian Nagelsmann

Pas shkarkimit të tij shokues nga Bayern Munich javën e kaluar, Nagelsmann është favoriti i hershëm për të marrë drejtimin Chelseat, sipas Fabrizio Romanos.

Gjermani ka dëshmuar tashmë aftësitë e tij dhe tani mund të jetë koha që ai të terstojë vetën në ligën më të fortë në botë.

Zinedine Zidane

Është e çuditshme që Zidane është ende i papunë, pasi u largua nga Real Madridi për herë të dytë në vitin 2021.

Ai mund të jetë i vendosur për një periudhë të tretë në Santiago Bernabeu gjatë verës, ndërsa sugjerohet gjithashtu se ai është duke pritur që pozicioni i ekipit kombëtar të Francës të bëhet i disponueshëm.

Por, ai mund të çimentojë trashëgiminë e tij si një nga trajnerët më të suksesshëm në botë duke u transferuar në Angli.

Luis Enrique

Një tjetër trajner që e ka dëshmuar vetën dhe që është i lirë për t’u punësuar. Spanjolli, i cili fitoi nëntë trofe në tre vjet në Barcelonë është i gatshëm të kalojë në Ligën Premier.

Ai ka qenë i lidhur me Tottenhamin dhe është përmendur gjithashtu si një zëvendësues i mundshëm për kur Pep Guardiola të largohet nga Manchester City. Por, Chelsea tani e ka mundësinë e artë për angazhimin e tij.

Mauricio Pochettino

Duke folur për Spurs, ata sapo kanë refuzuar një rikthim për ish-trajnerin, pavarësisht se ai kërkon të kthehet në Angli.

Kështu që duket se Boehly dhe parnerët e tij kanë një rrugë të hapur për ta sjellë atë në bord nëse dëshirojnë.

Antonio Conte

Do të ishte diçka befasuese nëse Conte do të lëvizte nga veriu i Londrës në perëndim për një rikthim mahnitës në Stamford Bridge.

Pasi fitoi titullin e Ligës Premier dhe Kupën FA në periudhën e tij të parë, shumica e tifozëve të Chelseat do të ishin në pajtim me emërimin e tij.

Hansi Flick

Një opsion që gjithashtu duket se ka emocionuar bazën e tifozëve është trajneri aktual i Gjermanisë. Ai udhëhoqi Bayern Munichun drejt suksesit në Ligën e Kampionëve në vitin 2020.

Që kur mori drejtimin e Die Manschaft, ai nuk ka pasur aq shumë sukses, me rrugëtimin në Kampionatin Botëror që përfundoi në fazën e grupeve. Mirëpo, nuk ka asnjë dyshim për cilësitë që ai posedon si trajner. /Telegrafi/