Site icon Telegrafi

Gjashtë të vrarë në mes të shkretëtirës në Kaliforni, askush nuk e di se çfarë ka ndodhur

Gjashtë persona janë gjetur të vdekur në shkretëtirën Mojave në jug të Kalifornisë.

Policia po heton se kush qëndron pas vrasjeve pasi gjashtë trupa u gjetën të shpërndarë në një pjesë të largët të shkretëtirës, ​​tha zyra e sherifit të qarkut San Bernardino, transmeton Telegrafi.

Policët zbuluan trupat të martën mbrëma në një zonë të largët jashtë autostradës 395 pranë El Mirage, rreth 95 kilometra në verilindje të Los Angeles-it, u tha gazetarëve zëdhënësja e sherifit Mara Rodriguez.

Deri më tani nuk ka të dhëna për identitetin e të vrarëve. Zyrtarët thanë se shkaku dhe mënyra e vdekjes ende nuk janë konfirmuar, por Victor Valley News raporton se të gjitha viktimat u qëlluan.

Fillimisht u raportuan pesë trupa, por Rodriguez tha se mbetjet e viktimës së gjashtë u gjetën gjatë hetimit.

Stacioni televiziv i Los Angeles-sit KTLA-TV tha se pamjet ajrore nga vendi i ngjarjes, treguan trupa të shumtë të përgjakshëm në tokë me dhjetëra gjurmë dhe gëzhoja rreth tyre.

Disa nga viktimat gjithashtu dukej se ishin djegur, u tha nga ky televizion, duke shtuar se skenat ishin shumë të tmerrshme për t’u transmetuar.

Në vendngjarje janë gjetur edhe dy automjete, ku një furgon ishte e mbushur me plumba dhe ishin thyer xhamat, kurse një prej kufomave është gjetur në njërën prej veturave.

Policia tha se nuk ka bërë asnjë arrestim dhe nuk ofroi asnjë shpjegim për motivin apo rrethanat në lidhje me vrasjet.

El Mirage është një komunitet që shtrihet pranë një shtrati të sheshtë dhe të thatë liqeni në luginën perëndimore Victor të shkretëtirës Mojave. /Telegrafi/

 

Exit mobile version