Pesë persona u vranë nga të shtënat në një ndërtesë në një periferi të Torontos të dielën në mbrëmje, tha policia.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth orës 19:20, oficerët iu përgjigjën një thirrjeje aktive për të shtëna në ndërtesën në Vaughan, një qytet në veri të Torontos, tha shefi i policisë rajonale Jim MacSween në një konferencë shtypi.
Policia gjeti një “skenë të tmerrshme ku vdiqën disa persona”, tha MacSween.
Një i plagosur u dërgua në një spital ku pritet të mbijetojë, ka shtuar ai.
Six people are dead after a fatal mass shooting at a condominium building in the Toronto suburb of Vaughan, Ontario, Canada December 19, 2022.
Photos for @Reuters pic.twitter.com/2KnAIZqaH7— Carlos Osorio 🇸🇻🇨🇦 (@carlososorio) December 19, 2022
Siç bëhet e ditur më tej, i dyshuari është qëlluar pas një “ndërveprimi” me policinë dhe në vendin e ngjarjes është konstatuar i vdekur, sipas policisë.
Ndërkohë një njësi e reagimit emergjent po punon për të pastruar ndërtesën në mënyrë që banorët e zhvendosur të kthehen në shtëpitë e tyre.
🚨#UPDATE: York Regional Police say between 5 and 7 people have been killed in a shooting tonight at a condo building in #Vaughan, Ontario, north of #Toronto. https://t.co/bFQqjeGkhl
— World Source News 24/7 (@Worldsource24) December 19, 2022
“Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të sigurohemi që banorët që jetojnë në këtë ndërtesë të jenë në gjendje të kthehen sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo do të marrë pak kohë”, ka thënë më tej MacSween.
https://twitter.com/vineetsharma94/status/1604731753297772545?s=20&t=ZqGzsAgnYX535A6GA5cAQQ
Policia ende është duke njoftuar familjet e viktimave, kështu që identiteti i tyre nuk është bërë i ditur publikisht, tha ai.
Motivi i të dyshuarit nuk është bërë i ditur dhe policia nuk ka treguar se çfarë çoi deri të shtënat. /Telegrafi/