Vala e të ftohtit që ka goditur prej një jave Evropën ka shënuar shtatë viktima në Bullgari, njoftojnë mediat lokale, që e çon bilancin e përgjithshëm në kontinentin evropian në 65 të vdekur.
Viktima e fundit e një serie të nisur më 6 janar me vdekjen e dy emigrantëve irakianë në një stuhi dëbore, është një çift rreth të 50-tave, që vdiq dje nga helmimi me monoksid karboni shkaktuar nga një sobë druri me defekt, në një fshat në jug të vendit.