Gjashtë të mitur janë rrahur mes vete të enjten rreth orës 13:41, në Drenas.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, si pasojë e rrahjes një i dyshuar ka pranuar tretman mjekësor.
Siç thuhet në raport pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Ka ndodhur një rrahje ku kanë qenë të përfshirë gjashtë të dyshuar (moshë e mitur). Si pasojë e rrahjes, një i dyshuar ka pranuar tretman mjekësor për shkak te lëndime të pësuara. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/