Telegrafi

Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku afër Klinës

Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e pasdites së sotme në fshatin Grabanicë të Klinës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova ka deklaruar për Telegrafin se në aksident janë përfshirë dy vetura derisa lëndime trupore kanë marrë gjashtë persona.

“Sot rreth orës 14:55, Policia është informuar për një aksident i cili ka ndodhur në fshatin Grabanicë-Klinë. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura dhe si pasojë e aksidentit 6 (gjashtë) persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka deklaruar Rugova.

Ai shton se të lënduarit fillimisht janë dërguar në QKMF-në e Klinës, e më pas ne emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor./Telegrafi/