Telegrafi

Gjashtë të lënduar në një aksident në rrugën Mitrovicë – Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur mes tri veturave gjatë mbrëmjes së sotme në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, konkretisht segmenti rrugor në Stanovc.

Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, ka thënë për Telegrafin se në këtë aksident janë përfshirë tri vetura.

“Aksident trafiku me lëndime sonte, rreth orës 20:30, është raportuar për aksident trafiku i ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, segmenti rrugor në Stanovc në aksident janë përfshirë tri vetura, si pasojë e aksidentit gjashtë persona janë lënduar”, tha ai./Telegrafi/