Site icon Telegrafi

Gjashtë të lënduar në një aksident në Leposaviq, policia jep detaje

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime në një aksident trafiku të mërkurën në rrugën Leposaviq-Jarinjë, në fshatin.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur njësitet kompetente të policisë, zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës mjekësore.

Si pasojë e aksidentit, gjashtë persona kanë pësuar lëndime, mes tyre pesë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një shtetase e Kosovës.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku po marrin trajtim mjekësor.

Ndërkohë, policia po hetojnë shkaqet e aksidentit përmes njësive përkatëse./Telegrafi/

Exit mobile version