Disa të burgosur të ISIS-it kanë arritur të thyejnë qelitë e një burgu në Rusi, dhe të rrëmbejnë dy gardianë që po i mbajnë si peng.
Ata po mbahen nga të burgosurit – bëhet fjalë për një kolonel të cilit po i mbahet thika në fyt në një burg në Rostov-on-Don, përgjatë kufirit me Ukrainën, transmeton Telegrafi.
Janë gjashtë të burgosur që akuzohen për terrorizëm dhe që tashmë janë dënuar, dhe i kanë bërë kërkesë autoriteteve ruse që t’ju sigurojnë veturë dhe armë në këmbim të lirimit të pengjeve.
Ata gjithashtu kanë kërkuar që t’ju jepen armët që gjenden në magazinën e burgut, kurse autoritetet po tentojnë të negociojnë me pengmarrësit.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, pjesëtarët e ISIS-it shihen me thikë dhe që vazhdimisht deklarojnë se “ku janë vëllezërit e tyre të tjerë të burgosur”. /Telegrafi/
⚡️”Inshallah! Allah has prepared us!”
Another video of terrorists taking hostages in a detention center in Russia. They call the staff of the pre-trial detention center “kafirs”.
They demand a car, weapons, and the possibility to leave the detention center. In this case, they… pic.twitter.com/P1vuAJtk6E
— NEXTA (@nexta_tv) June 16, 2024