Telegrafi

Gjashtë të arrestuar për vjedhje të rëndë

Policia në Vushtrri ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

Rastet e vjedhjeve ishin raportuar ditë më parë në zonën e Vushtrrisë, ku si cak i kësaj vjedhje ishin disa shtëpi, ku të dyshuarit përmes thyerjes me forcë kishin depërtuar brenda në shtëpi dhe objekte përcjellëse, nga ku kishin vjedhur gjashtë motorë sharra.

Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara me datën 4 dhjetor 2016 në Vushtrri, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar gjashtë persona, mbi dyshime të bazuara për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

Deri më tani hetuesit policorë tek të dyshuarit kanë arritur që të gjejnë gjashtë motorë sharra.

Gjashtë të dyshuarve pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të çështjes u është caktuar masa e ndalimit policor.

Ndaj gjashtë të dyshuarve është iniciuar procedurë për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’. /Telegrafi/