Chelsea është duke tentuar që në këtë verë të largojë Kepa Arrizabalagan.
Frank Lampard i ka bërë me dije klubit londinez se nuk llogaritë më në shërbimet e portierit spanjoll dhe po kërkon një gardian të ri.
Chelsea është e gatshme që të largojë atë edhe në formë huazimi, më pas ta shesë përfundimisht, vetëm që trajneri i tyre të jetë i kënaqur.
Pas disa transferimeve të bëra në këtë afat, pronari i The Blues, Roman Abramovich, duket se do i plotësojë Lampardit të gjitha kërkesat.
Kepa pritet që të largohet nga Stamford Bridge, derisa janë gjashtë emra që mund të zëvendësojnë atë.
Jan Oblak (Atletico Madrid), Gianluigi Donnarumma (Milan), Andre Onana (Ajax), Mike Maignana (Lille), Juan Musso (Udinese) dhe Ben Foster (Watofrd), janë në listë.
Chelsea në këtë verë ka transferuar lojtar si, Hakim Ziyech, Timo Werner, Thiago Silva, Ben Chilëell, Malang Sarr dhe disa lojtarë të rinj, mirëpo janë shumë afër edhe Kai Havertzit të Bayer Leverkusenit. /Telegrafi/