Site icon Telegrafi

Gjashtë rekomandime kryesore të pediatërve: Mbroni fëmijët dhe veten nga coronavirusi

Si të luftojnë prindërit kundër virusit aktual dhe cilat masa konkrete do të duhej t’i marrin

Gjashtë gjëra konkrete të cilat do të duhej t’i ndërmerrni në mënyrë që të mbroni veten dhe fëmijët nga koronavirusi, transmeton Telegrafi.

1. Mos e prekni fytyrën dhe lani sa më shpesh duart me sapun – kjo është më e rëndësishmja

Me rastin e larjes së duarve, gjithmonë zgjidhni më parë sapunin, sepse alkooli than lëkurën dhe thith probiotikët natyralë.

2. Merrni vitamina shtesë

Për të ngritur imunitetin dhe për t’u mbrojtur nga virusi aktual, është e nevojshme të shtojmë marrjen e vitaminave. Vitaminat të cilat janë të domosdoshme dhe në cilën dozë ditore:

– Vitaminë C 2 – 3 g në ditë, fëmijët 1 g.
– Zink 15 mg në ditë.
– Vitaminë D 4000 iu në ditë – të rriturit, 2000 iu në ditë fëmijët.
– Vitaminë A 1000 – 1500 ij në ditë.

3. Mos shkoni në kafene, palestra…

Kjo nënkuptohet. Gjithashtu, harroni edhe të gjitha kontaktet e afërta, përqafimin dhe puthjen.

4. Hani ushqim të shëndetshëm

Është shumë me rëndësi të shmangen sheqeri, makaronat dhe ushqimi i shpejtë (të cilin kryesisht e hamë kur ka krizë), por do të duhej në ushqim të përfshihen sa më shumë perime dhe pemë.

5. Mendoni pozitivisht

Paniku shkatërron sistemin imunitar dhe pastaj i nënshtrohemi virusit. Prandaj mendoni pozitivisht.

6. Mos shikoni lajme

Dëgjoni muzikë relaksuese, më së miri klasiken, në mënyrë që të ngrini frekuencat të cilat janë të ulëta (më negative) kur i jemi të ekspozuar stresit. Dhe mbroni prindërit tuaj të moshuar, gjyshet dhe gjyshërit.

Mos i ekspozoni rreziqeve, mos i lejoni të shkojnë në shitore, por kur i vizitoni mos shkoni drejtpërdrejt te ata nga puna, nga shitoret apo nga transporti urban. /Telegrafi/

Exit mobile version