Site icon Telegrafi

Gjashtë raste të reja të dyshuara për coronavirus në Kosovë

Drejtoresha e Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Lindita Ajazaj-Berisha, ka bërë të ditur se kanë hospitalizuar gjashtë pacientë të cilët dyshohen se janë të prekur me coronavirus.

Drejtoresha Berisha bëri të ditur se dy pacientë tjerë nuk janë pranuar në klinikë, pasi janë duke i ekzaminuar.

Ne momentalisht në klinikë i kemi hospitalizur gjashtë pacientë. Për momentin nuk ka nevojë për shqetësime. Gjendja e përgjithshme e pacientëve është e mirë. Ne çdo ditë do të presim raste sporadike dhe është normale që kanë me ardh për të kërkuar ndihmë edhe pse deri tash kanë ardhur me simptoma të lehta. Për momentin nuk ka pacientë që kanë simptoma më të theksuara”, ka thënë ajo para mediave.

Ndryshe, nga data 08.02.2020 deri me 09.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 62 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

IKSHPK u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin kontaktet e ngushta me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes dhe të mbahet higjiena personale./Telegrafi/

Exit mobile version