Policia e Kosovës për 24 orë ka raportuar se në vend kanë ndodhur gjashtë raste të dhunës në familje.
Sipas raportit, rastet kanë ndodhur në Podujevë, Ferizaj, Prizren, Istog, Malishevë dhe Gjakovë.
Podujevë, 12.07.2022 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, kosovare. Viktimave u është ofruar tretmëni mjekësorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ferizaj, 12.07.2022 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj bashkëshortes së tij, femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prizren, 13.07.2022 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht duke e goditur fizikisht viktimën kosovare (nënën e ti). Viktimës i është ofruar tretman mjekësorë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Istog, 12.07.2022 – 18:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj bashkëshortes së tij femër kosovare, si dhe e ka larguar nga shtëpia. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Malishevë, 13.07.2022 – 12:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij kosovare. Viktima është dërguar në shtëpi të sigurt. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari pas intervistimit të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Gjakovë, 13.07.2022 – 22:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se kishte keqtrajtuar bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që e dyshuara pas intervistimit të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.