Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit.
Rastet e dhunës në familje janë raportuar në Drenas, Lipjan, Prishtinë, Podujevë, Prizren, Mitrovicë.
Drenas 22.08.2021 – 06:36. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Si pasoj e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.
Lipjan 22.08.2021 – 16:20. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Viktima si pasoj e rastit ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit është dërguar te familjarët e saj ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Podujevë 21.08.2021 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një marrëveshje verbale kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 22.08.2021-19:05. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje
Prizren 22.08.2021 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë në familje duke e kanosur me armë zjarri viktimën femër kosovare. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.
Mitrovicë 22.08.2021 – 00:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht nënën e tij, viktimën femër kosovare e cila si pasoj ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/