Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.
Rastet e dhunës janë raportuar në Lipjan, Prishtinë, Gjakovë, Prizren.
Lipjan (NN) 06.10.2021 – 13:40. Më 08.10.2021 viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur verbalisht me vdekje nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, viktima me dy fëmijët është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 08.10.2021 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 08.10.2021 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prizren 08.10.2021 – 00:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Prizren 08.10.2021-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar verbalisht viktimën mashkull kosovar, babain e tij. I dyshuari me vendim të prokurorit mbahet për 6 orë në stacion policor.
Gjakovë 08.10.2021 – 17:50. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/