Telegrafi

Gjashtë persona të lënduar në tre aksidente në rrethinë të Tetovës

Gjashtë persona janë lënduar, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme materiale në tre aksidente komunikacioni që dje dhe sot ndodhën në rrugët e rrethinës së Tetovës, infoirmoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me katër persona të lënduar, përfundoi aksidenti që ndodhi dje rreth orës 16 në autostradën Gostivar-Tetovë tek pompa e benzinës “Neptun”.

“Aksidenti i dytë ndodhi në rrugën rajonale Jazhincë-Tetovë, afër fshatit Poroj në orën 15:40, me çka është lënduar 11-vjeçari nga fshati Poroj. Ai pësoi nga makina e tipit “Golf” e drejtuar nga B.SH (25)”.

“Dhe personi tjetër i lënduar ishte viktima e një aksidenti që ndodhi mbrëmë rreth orës 21, në rrugën lokale në fshatin Nerashtë. Në këtë aksident kanë marrë pjesë makina “Opel” me targa të Tetovës e drejtuar nga S.A (47) dhe “Renault” e drejtuar nga H.E (37). Personi i lënduar ishte bashkëudhëtari i S.A”, sqaroi Josifovski, aksidentet e ndodhura në rajonet e Tetovës./Telegrafi/