Telegrafi

Gjashtë persona të lënduar në një aksident zingjiror në magjistralen Prishtinë-Pejë 

Një aksident zingjiror ka ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli), ku kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

Në videon e dërguar në adresë të Telegrafit, shihen se në këtë aksident kanë qenë të përfshira disa vetura.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Sot, më 18.09.2020, në ora 17:21, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë gjashtë vetura. Si pasojë e aksidentit gjashtë persona janë lënduar. Njëri shirit i rrugës, drejtimi për Pejë është i bllokuar”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/