Site icon Telegrafi

Gjashtë persona rrihen mes vete në Fushë Kosovë – njëri prej tyre theret me thikë

Foto: Ilustrim

Gjashtë persona janë arrestuar të martën mbrëma në Fushë Kosovë, pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes vete.

Policia njofton se njëri nga të dyshuarit ka marrë lëndime trupore me mjet të mprehtë dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Njoftimi i policisë:

PJESËMARRJE NË RRAHJE&LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Fushë Kosovë 24.01.2023, 21:46. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë  pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Njëri nga të dyshuarit ka marr lëndime trupore me mjet të mprehtë dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Exit mobile version