Site icon Telegrafi

Gjashtë persona lëndohen në dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë

Gjatë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e dy aksidenteve trafiku që kanë ndodhur pasditen e kësaj të premte në rrugën Prishtinë-Podujevë.

Njëri aksident ka ndodhur në fshatin Trudë, ku janë lënduar katër persona.

Ndërsa, aksidenti tjetër ka ndodhur në fshatin Sekiraqë, ku janë lënduar dy të tjerë.

“Sot rreth 17:30, në rrugën Prishtinë -Podujevë, (në fshatin Trudë dhe në fshatin Sekiraqë), kanë ndodhur dy aksidente trafiku. Në aksidentin në Trudë janë përfshirë dy automjete, ku si pasojë janë lënduar katër persona”.

“Ndërsa, në aksidentin në fshatin Sekiraqë janë të përfshira dy automjete dhe raportohet për dy persona të lënduar”, ka thënë për Telegrafin Florie Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Tutje, ajo ka bërë të ditur se njësiti i trafikut rajonal është duke u marrë me të dyja rastet. /Telegrafi/

Exit mobile version