Gjashtë persona nga Prilepi Q.SH. (35), XH.A. (23), S.Q. (18), E.Q. (21), S.J. (43) dhe K.M. (59), janë ngritur padi penale për shkak të dyshimit se kanë kryer vjedhje të rëndë në kishën ‘Shën Shpëtimi’ në Krushevë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Tre prej tyre me një mjet prej hekuri i kanë thyer tre dyert e hapësirës së depos.
Pastaj së bashku nga hapësira kanë vjedhur tre frigorifera, dy lavatriçe, një mbushës dhe sende tjera me vlerë rreth 30 mijë denarë. /Telegrafi/