Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ditën e sotme ka publikuar bashkëpunimin e ri me reperët: Lumi B dhe Ledri Vula.
Kënga e tyre mban titullin “Aman” dhe është bashkëpunimi i parë si treshe, teksa i katërti i Dafinës me Ledrin dhe i pesti i këngëtares me Lumin.
Artistët vijnë me një paraqitje mjaft atraktive, ndërsa vëmendje të madhe rrëmbeu 31-vjeçarja me secilën paraqitje të saj.
Bukuroshja, e cila shquhet për stilin e veçantë, edhe këtë herë është përkujdesur tejet shumë për pamjen dhe shfaqjen në klipin e ri.
Në pothuajse më shumë se tre veshje të ndryshme të punuara nga Drenusha Xharra, Dafina vjen në formë të mrekullueshme.
Në një sekuencë, Dafina duket mjaft joshëse në bikinet e kuqe me ngjyrë të ndezur ku përreth qafës ka vendosur edhe disa aksesorë ngjyrë ari.
Siç shihet, videoklipi është mjaft unik e veror dhe është prodhim i produksionit “Entermedia”.
Producent i këngës është Deard Sylejmani, i cili gjithashtu është kujdesur edhe për miksimin dhe masterizimin e kësaj kënge.
Edhe ky projekt i artistes Zeqiri është pjesë e albumit të ri të saj të titulluar “Dafinë Moj”. /Telegrafi/