Ndeshja mes Besës dhe Llapit ka përfunduar me rezultat të barabartë 2-2, ku minutat e fundit ishin një dramë e vërtet.
Ekipi llapjan e filloi shumë mirë pjesën e parë, madje duke e përfunduar me epërsi të dyfishtë me anë të Engjëll Hotit dhe Arbnor Ramdanit, por ndodhi ajo çka nuk ishte pritur në pjesën e dytë.
Besa arriti ta barazojë rezultatin, duke shënuar fillimisht në mesin e pjesës së parë, pastaj edhe në fund të ndeshjes.
Tahir Batatina pas ndeshjes, u pyet se a do të jap dorëheqje, pasi që skuadra e tij ka dy pikë nga gjashtë ndeshje deri tani.
“Jo, nuk do të jap dorëheqjen, do të diskutojmë me skuadrën dhe do e shikojmë se ku jemi duke gabuar”.
“Nuk po kemi aspak fat, Besa na barazoi në minutën e 100-të dhe ne nuk morëm tre pikë nga një ndeshje që e kishim në dorë”, ka thënë Batatina për Art Sport pas ndeshjes. /Telegrafi/