Site icon Telegrafi

“Gjashtë muajt e mi të ardhshëm do të jenë gjashtë muajt e mi më të mirë”, Haaland vjen me një mesazh misterioz

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, ka hedhur sërish benzinë ​​në zjarrin e së ardhmes së tij duke bërë një tjetër mesazh të fshehtë apo misterioz.

Së pari, norvegjezi bëri fillimisht një xhiro në stadiumin e klubit të tij në ndeshjen e tyre të fundit në shtëpi në Bundesligë të vitit 2021, më 15 dhjetor, duke i prekur zemrën dhe dukej se ishte një gjest lamtumire.

Dhe tani në një ‘story’ në profilin e tij në Instagram, Haaland postoi një mesazh të fshehtë, duke shtuar thashethemet për të ardhmen e tij.

Lexo po ashtu “Haaland do të lëvizë këtë verë”, Mino Raiola zbulon katër klubet ku norvegjezi mund të transferohet

“Gjashtë muajt e mi të ardhshëm do të jenë gjashtë muajt e mi më të mirë”, shkruhej në mesazhin e postuar nga Haaland.

Ky mesazh qëndronte pranë dy fotove të 21-vjeçarit duke dalë në fushë nga një tunel i stadiumit.

Sipas gazetës Bild, Dortmundi i ka kërkuar Haalandit që t’i tregojë sa më shpejt që të jetë e mundur nëse dëshiron të largohet nga klubi në fund të sezonit.

Lexo po ashtu Man City informon Raiolan se është gati ta paguajë klauzolën e Haalandit

Mësohet se 21-vjeçarit i kanë dhënë afat deri në fund të shkurtit për t’iu përgjigjur për të ardhmen.

Klubet e mëdha evropiane – përfshirë Real Madridin dhe Barcelonën – vazhdojnë interesimin për yllin norvegjez, i cili pëlqehet edhe nga klubet e mëdha angleze. /Telegrafi/

Exit mobile version