Site icon Telegrafi

Gjashtë muaj të luftës Hamas-Izrael

Derisa Izraeli po shënon gjashtë mujorin e luftës kundër Hamasit, IDF-ja ka publikuar të dhënat më të reja sa i përket operacioneve në Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor dhe në Liban, duke filluar me numrin e militantëve të Hamasit të vrarë e deri të objektet që i ka bombarduar.

Sipas të dhënave të tyre më të fundit, pretendohet se mbi 13 mijë anëtar të Hamasit dhe grupeve tjera militante janë vrarë nga IDF-ja në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës, dhe mbi 1 mijë tjerë brenda territorit të Izraelit nga 7 tetori, kur ky grup kreu sulmin më vdekjeprurës në Izrael, ku si pasojë humbën jetën 1.200 persona, kryesisht civilë dhe 253 tjerë u rrëmbyen në Gazë.

Në anën tjetër nga ministria e Shëndetësisë në Gazë që kontrollohet nga Hamasi është bërë e ditur se mbi 33 mijë palestinezë janë vrarë në Gazë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Një 'tjetër goditje' ndaj Netanyahut nga ish-kreu i Shin Bet: "Fushata ushtarake në Gaza ka arritur limitin e saj"

IDF-ja thotë se ushtria izraelite ka arritur të vrarë pesë komandatë brigade të Hamasit si dhe 20 komandantë batalioni. Në Liban ka vrarë mbi 330 operativë, kryesisht anëtar të grupit të Hezbollahut të mbështetur nga Irani.

Gjithashtu thuhet se mbi 32 mijë objekte janë bombarduar në Rripin e Gazës nga fillimi i luftës, përfshirë 3.600 që u zbuluan nga IDF-ja dhe që Hamasit i përdorte për t’u fshehur por edhe sulmuar izraelitët.

Nga Izraeli bëjnë të ditur se 604 ushtarë të IDF-së janë vrarë dhe 3.193 tjerë janë plagosur nga 7 tetorit. 260 u vranë dhe 1.552 u plagosën vetëm gjatë ofensivës tokësore në Gaza. /Telegrafi/

 

Exit mobile version