Deputetja e LSDM-së Frosina Tashevska-Remenski, kujton deputetët e Kuvendit se sot bëhen gjashtë muaj nga mungesa e paarsyeshme e deputetit Nikolla Gruevski, me çka plotësohen kushtet ligjore për marrjen e mandatit të deputetit.
Remenski fton qytetarët të mbajnë përgjegjësi, por edhe institucionet kompetente të hetojnë arratisjen e ish-kryeministrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sot bëhen gjashtë muaj nga mungesa e paarsyeshme e deputetit azilant Nikolla Gruevski, në punën e Kuvendit. Test serioz dhe përgjegjësi për gjithë deputetët është zbatimi i procedurës për marrjen e mandatit me 80 vota”.
“Nën test serioz është edhe Prokuroria dhe Gjykata e Lartë të japin përgjegjësi për hetimet për arratisjen”, shkruan Remenski.
Ndryshe, më herët në Kuvend u caktua seancë për marrjen e mandatit të deputetit, por iniciativa nuk u votua nga numri i nevojshëm i deputetëve në Kuvend./Telegrafi/