Juventusi po mendon që t’i largojë disa lojtarë në afatin kalimtar të janarit.
Zonja e Vjetër ka mbetur i zhgënjyer nga disa lojtarë, sidomos nga ata që i transferojë me parametra zero.
Në afatin kalimtar të janarit, torinezët pritet t’i largojnë disa prej tyre, derisa Mario Mandzukic tashmë e ka lënë klubin.
Emre Can pritet të përshëndetet me kampionin e Serie A-s, e që Paris Saint-Germian i do shërbimet e tij, ndërsa Juventusi do t’i marrë shërbimet e Leandro Paredes në këmbim.
Merih Demiral dhe Daniel Rugani janë po ashtu në listën e largimeve, por me gjasë vetëm njëri do të largohet shkaku që Giorgio Chiellini është i larguar.
Adrien Rabiot është një tjetër lojtar që nuk pëlqehet më te skuadra italiane e që atij mund t’i bashkohet edhe Marko Pjaca.
Mattia Perin që dështoi të largohej në verën e këtij viti nga Allianz Stadium, duket se në këtë dimër do të rikthehet te skuadra edhe ku kishte shkëlqyer, Genoa. /Telegrafi/