Liverpool po mendon që në këtë verë të bëjë një revolucion në skuadër, me disa largime që duhet patjetër të ndodhi.
The Reds aktualisht janë në vendin e gjashtë dhe po luftojnë për një vend në Ligën e Kampionëve edhe pse duket vështirë e mundshme.
Kështu, Jurgen Klopp po mendon që në këtë verë të largojë së paku gjashtë lojtarë nga Liverpooli.
Në mesin e gjashtë emrave, gjendet edhe Xherdan Shaqiri, që natyrisht se është i pakënaqur me minutazhën që kishte në këtë edicion.
Lojtari shqiptar do të kërkojë një aventurë të re dhe lidhet me një kalim te Roma në afatin kalimtar të kësaj vere.
Pesë lojtarët e tjerë që mund të largohen nga Anfield Road janë si, Divock Origi, Loris Karius që është në huazim te Union Berlini, Harry Wilson në huazim te Cardiffi, Marko Grujic, Sheyi Ojo në huazim te Rangers. /Telegrafi/