Liverpooli duket se në janar do të përballet me një mori largimesh, raporton Liverpool Echo.
The Reds do të mbesin pa gjashtë lojtarë që aktualisht luajnë në grumpmoshat U-23.
Yasser Larouci, Caoimhin Kelleher, Liam Millar, Owen Beck, Abdi Sharif, Sepp van den Berg, kanë kërkuar largimin nga Liverpooli.
Kërkesa e tyre është që të luajnë në skuadrën e parë për disa ndeshje, në mënyrë që të dëshmojnë talentin e tyre.
Mirëpo, kështu nuk ka menduar edhe Jurgen Klopp që u ka bërë me dije se nuk mbështetet në cilësitë e tyre.
Gjashtë lojtarët po kërkojnë të luajnë në nivele më të larta, andaj largimi i tyre do të ndodhë në janar. /Telegrafi/