Gjashtë klube të Superligës kanë kompletuar dokumentacion dhe janë licencuar për garat evropiane.
Drita, Ballkani, Prishtina, Gjilani, Llapi dhe Trepça ’89, kanë përmbushur kushtet që të luajnë në garat evropiane.
Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së pas shqyrtimit të dokumentacionit të klubeve aplikuese për licencim, në bazë të kritereve të plotësuara ka marrë vendim për licencimin e këtyre klubeve të Superligës:
FC Drita
FC Ballkani
FC Prishtina
SC Gjilani
KF Llapi
KF Trepça ‘89
Për gara evropiane është licencuar edhe KFF Mitrovica, në konkurrencën e femrave.
Për shkak të mospërmbushjes së të gjitha kritereve të kërkuara nuk janë licencuar KF Drenica, KF Feronikeli, KF Arbëria dhe KF Besa.
Ndërkohë, KF Dukagjini, që është finalist i Kupës së Kosovës, është ende në proces, ngase si klub i rangut të dytë të garave ka procedurë të veçantë.
/Telegrafi/