Arsenal ka barazuar në derbin e xhiros së 17 të Ligës Premier.
Londinezët nuk kanë arritur të triumfojnë para shikuesve të vetë në stadiumin “The Emirates” kundër Liverpoolit duke barazuar 3-3.
Pjesa e parë përfundoi me një gol të realizuar ndërsa në të dytën u shënuan pesë sosh.
Megjithëse mysafirët kishin një epërsi prej dy golave, vendasit arritën të përmbysin rezultatin, por që ndeshja përfundoi baras.
Fillimisht Philippe Coutinho shënoi gol për The Reds në të 26 minutë dhe vulosi rezultatin e pjesës së parë, 1-0.
Por, 45 minutshi i dytë ishte krejtësisht i çmendur pasi që për një periudhë prej gjashtë minutash u shënuan katër gola.
Mohamed Salah ngriti epërsinë e mysafirëve në dy gola në të 52 minutë për t’i lënë ren tre golave të njëpasnjëshme të Topçinjve.
Alexis Sanchez nisi serinë e golave për vendasit në të 53 minutë që u pasua tre minuta nga një super gol i Granit Xhakës nga një distancë prej njëzet metrave.
Nuk kaluan as dy minuta pas mesfushorit shqiptar epërsinë e parë Arsenalit ia solli Mesut Ozil, i cili arriti të mposht nga afërsia portierin Simon Mignolet.
Por, me kaq nuk përfundoi ndeshja pasi që Roberto Firmino shënoi edhe njëherë për mysafirët në të 71 minutë për të barazuar gjithçka në ndeshje.
Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gola dhe kështu, ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 3-3, e cila morri edhe duartrokitjet e tifozëve.
Pas kësaj, Liverpool zë pozitën e katërt të renditjes tabelore të ligës elitare angleze me 35 pikë, një më shumë se sa Arsenali i vendit të pestë. /Telegrafi/
https://youtu.be/bDe58BYZerk
https://youtu.be/3dJL8RN8ywU